Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS). Këngëtarja promovoi dokumentarin e saj të ri “I Am: Celine Dion” dhe u shfaq me të birin, René-Charles Angélil.
Dokumentari do të tregojë jetën e saj, diagnostikimin e sëmundjen e rrallë neurologjike, si dhe dashurinë me bashkëshortin e ndjerë, i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në fyt.
Celine zgjodhi një veshje të bardhë, të cilën e kompletoi me një rrip ngjyrë argjendi.
Dion, e përlotur teksa prezantoi fëmijët dhe dokumentarin, i cili mori ovacione dhe brohorima nga publiku. Në fillim të fjalimit, Celine falenderoi mjeken e saj dhe stafin që e ndihmoi për xhirimin e dokumentarit.
Dion, 56 vjeç, tha se nuk do të merrte dashuri dhe mbështjetje nga fëmijët e saj të mrekullueshëm. Celine ka 3 fëmijë, René-Charles, 23 vjeç dhe Nelson dhe Eddy, binjakët 13-vjeçarë.
Sigurisht, ajo tregoi edhe të gjithë mirënjohjen për fansat dhe njerëzit që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të vështirë për të./anabel
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...