Celine Dion ka vendosur të performojë më këngën hit “My Heart Will Go On” në Billboard Music Awards 2017, që do mbahet gjatë këtij muaji!
Këngëtarja që fitoi çmim Grammy do të interpretojë këngën për të shënuar 20 vjetorin e filmit “Titanik”. Filmi doli në dhjetor të vitit 1997.
“Kjo këngë do të thotë shumë për mua dhe ka luajtur një rol kaq të madh në karrierën time”, ka thënë Celine në një deklaratë.
“Unë jam aq mirënjohëse ndaj të ndjerit James Horner dhe Will Jennings, për realizimin e tij dhe për të krijuar mundësinë që unë të jem pjesë e Titanikut, një film i mrekullueshëm, trashëgimia e të cilit do të vazhdojë për gjeneratat që do të vijnë”.
“Është një nder i madh që kam mundësinë të përformojë në skenën ndërkombëtare të Billboard Music Awards, në festimin e 20 vjetorit të filmit”, përfundoi këngëtarja.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen