Pandemia e coronavirusit ka shkelur në çdo aspekt të jetës bashkëkohore, që nga aktivitetet e përditshme, jeta e punës, deri edhe në përmbajtjen e këngëve të caktuara të muzikës pop të viteve të nëntëdhjeta.
Një ribërje të tekstit për hitin e saj të vitit 1997, “My Heart Will Go On”, e ka bërë edhe këngëtarja e njohur Celine Dion, shkruan Daily Mail.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar një video interesante teksa kishte ndryshuar tekstin e këngës për t’ia përshtatur gjendjes aktuale.
“Afër, larg, kudo që jeni … sigurohuni që po praktikoni distancimin shoqëror”, ishte fraza e këngës të cilën e shkroi dhe në frëngjisht.
Postimi i Celine vjen pasi shumë të famshëm ua kujtojnë fansave dhe ndjekësve përmes kanaleve të tyre në mediat sociale për rëndësinë e qëndrimit në shtëpi gjatë pandemisë, pasi më pak njerëz jashtë dhe pranë njëri-tjetrit do të thotë se sëmundja do të ketë më pak shanse për të infektuar më individë./Telegrafi/
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri