Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç i ka habitur të gjithë së fundmi me një reagim për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç është shprehur se çdokush duhet të krenohet me suksesin e saj, qoftë shqiptar apo serb.
“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja.
Ky reagim i saj vjen pasi Dua Lipa theu rekord duke u cilësuar si një nga artistet që ka shtitur më shumë regjistrime në të gjitha kohërat. Që nga debutimi i saj i parë në 2015-tën, artistja shqiptare ka shitur 153 regjistrime në mbarë botën. Në fare pak vite Dua Lipa ka fituar një famë të jashtëzakonshme dhe sot sfidon hapur artistet më të njohura të muzikës pop, jo vetëm nga numri i hiteve, por edhe fitimet.
Në mars të këtij viti, Lipa publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili renditet në vendin e parë në pjesën më të madhe të listave si albumi më i mirë deri më tani për këtë vit./lexo/
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media