Çdo gjë e konfirmuar! “Big Brother” rikthehet në “Top Channel”

15:32 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

 

Mund ta quajmë pa frikë një befasi televizive rikthimin e “Big Brother” në “Top Channel” këtë vit.Lajmin e ka zbuluar skenografi Fatmin Muna, i cili në një intervistë për Top Channel, tha se “Vëllai i Madh” do të nisë shumë shpejt vëzhgimin e banorëve të tij dhe se përgatitjet kanë nisur që tani.

Muna zbulon gjithashtu një detaj tjetër tepër intersant. Shtëpia më e famshme në Shqipëri, këtë herë do të jetë pranë televizonit. “Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi të them sepse për “Big Brother” është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një “BIG BROTHER” i madh siç di të bëjë “TOP CHANNEL” , me studio gjigande dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”, thotë Fatmir Minga.

“Big Brother” është një nga programet televizive më të ndjekura në vend. Jemi tërë sy e vesh për të mësuar të rejat e këtij viti, të cilat me siguri do e mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit./revistawho.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme