Ish zonja e parë e Francës Carla Bruni, në një intervistë për “Vogue”,ka folur rreth albumit të saj të ri muzikor dhe për plakjen.
Ish modelja ka treguar se nuk i trembet më faktit që nuk është e re si dikur.”Besoj se në moshën 50-vjeçare më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Kur arrin këtë moshë shoqëria ju tregon se tashmë jeni plakur dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, u shpreh Carla. Bruni nisi karrierën e saj si modele dhe së shpejti, së bashku me Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford, u bë një nga supermodelet e viteve ’90.Në vitin 2002 publikoi albumin e parë dhe më vonë u martua me Nicolas Sarkozy, ku u bë dhe zonja e parë e Francës./lapsi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...