Google ADS

Cardi B viziton shkollën e saj fillore, dhuron 100 mijë euro

11:03 | 14 Shtator 2022
A. B.

Teksa fëmijët që po kthehen në shkollë në të gjithë vendin, një grup nxënësish në “The Bronx” morën një surprizë të veçantë të martën (12 shtator) nga reperja, Cardi B.

Reperja 29-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Marlenis Almanzar u kthye në I.S.232 në lagjen Morris Heights të Brooklynt, ku kishte ndjekur shkollën fillore, shkruan DailyMail.

Ajo jo vetëm që i befasoi nxënësit me paraqitjen e saj, por gjithashtu i dhuroi shkollës një shumë të madhe prej 100 mijë dollarësh (100 mijë euro).

Ardhja e saj në shkollë u kap nga një mike e gazetares së NBC në New York, Kay Angrum, e cila tha se ishte mësuese në shkollë.

Reperja ka dhënë plot 100 mijë dollarë për shkollën ku ka mësuar vet, këtë e zbuloi një gazetare në rrjete sociale.

“Po ndodh tani. Cardi njofton se po dhuron 100 mijë dollarë për I.S. 232 në Bronx”, tha gazetarja duke postuar edhe videon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme