Cardi B tërhiqet nga turneu me Bruno Mars? Ja dhe arsyeja…

12:39 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Cardi B është tërhequr nga turi i saj me Bruno Mars, që do të fillonte në vjeshtë. Reperja, thotë se ajo e kishte nënvlerësuar të qenit nënë e re dhe nuk është ende gati të lërë vetëm foshnjën e saj.

 

Cardi u bë nënë më 10 korrik, kur ajo lindi një vajzë. 25-vjeçarja, duhet t’i bashkohej Bruno Mars në një tur në 24 data në Amerikën Veriore.
“Unë mendova se pas lindjes së vajzës sime, këto gjashtë javë do të ishin të mjaftueshme për të rimarrë veten mendërisht dhe fizikisht. Mendoja edhe se do të isha në gjendje ta merrja atë në tur me mua. Por, mendoj se e kam nënvlerësuar të qenit nënë”, shkruante reperja në “Facebook”.

Bruno Mars dhe Cardi B, kanë bashkëpunuar për këngën e tyre Finesse. Tërheqja nga turi, sipas Cardi B, ka qenë një vendim i vështirë për të dhe ajo shpreson që fansat do ta kuptojnë. Bruno Mars ndërkohë ka reaguar në “Twitter”, duke thënë se e respekton vendimin e saj. “Gjëja më e rëndësishme je ti dhe familja jote”, shkruajti ai.

 

Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme