Cardi B thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj Offset kanë ndarë rrugët.
Reperja 25 vjeçe ka postuar një video 42 sekondëshe në Instagram duke njoftuar për ndarjen, transmeton portali arbresh.info.
“Kam bërë përpjekje që t’i zgjidhim gjërat me babain e bebes time”, tha ajo.
“Jemi miq shumë të mirë dhe jemi partnerë të mirë biznes, dhe ju e dini që është dikush tek të cili drejtohem, për të biseduar dhe kemi shumë dashuri për njëri tjetrin, por gjërat nuk po ecin mes neve tashmë një kohë të gjatë”, shtoi më tej ajo.
https://www.instagram.com/p/Bq_pb64Fzl8/?utm_source=ig_embed
Cardi më tej tha se nuk është faji i askujt, por që duket se janë pushuar së dashuruari njëri tjetrin.
“Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet kohë të bëjmë divorcin. Do të kem shumë dashuri për të, sepse ai është babai i vajzës time”, përfundoi Cardi B.
Cardi dhe reperi Offset u martuan fshehtas shtatorin e shkuar në shtëpinë e tyre në Atlanta.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre Kulture Kiari Cephus në muajin korrik./Arbresh.info/
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...