Cardi B kujton kohën kur nuk ishte e famshme

14:35 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ajo ka punuar si striptizere para se të fitonte famë në vitin 2014 nga Instagrami dhe të lansonte karrierë të repit në vitin 2017.

Reperja e njohur Cardi B ka kujtuar kohën kur ishte një valltare në një klub striptizi, shkruan arbresh.info.

25-vjeçarja e hitit ‘Bodak Yellow’ ka postuar një imazh në një pozitë mjaft provokuese e veshur vetëm në të brendshme dhe e mbuluar me para.

Cardi B emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Almanzar së fundi postoj edhe disa imazhe ku tregonte barkun e saj për të mohuar thashethemet për një shtatzëni të mundshme.

Reperja e cila është e fejuare me reperin Offest ka deklaruar se dyshja janë shumë të angazhuar për të pas martesë këtë vit por që shumë shpejt çifti pritet të kurorëzoj dashurinë e tyre me martesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme