Cardi B pak javë më parë ka sjellë në jetë vajzën e saj Kulture.
Mbrëmjen e djeshme ajo bëri daljen e saj të parë publike duke u shfaqur plotësisht në formë të mirë fizike.
E veshur me një fustan në ngjyrë vjollcë në tapetin e kuq dhe me flokë të shkurtër, reperja e njohur mori shumë komplimenta për format e saj post shtatzënisë.
Ajo është vlerësuar me çmimin “Best New Artist” në MTV VMas, mbajtur mbrëmjen e djeshme.
Papritur një moment Cardi B u shfaq në skenë me një batanije fëmijësh në ngjyrë rozë.
Të gjithë kujtuan se reperja mbante në krah vajzën e saj Kulture e madje partneri për një moment u frikësua se mos ndoshta ajo ishte “çmendur” aq sa të bënte publik imazhn e saj bijës.
Në fakt brenda asaj batanijeje ishte një trofe dhe kush më mirë se ajo me një ide të tillë do të mund të hapte mbrëmjen e VMAs.
“Jam kaq e nderuar të marrë këtë çmim. Para disa muajsh shumë njerëz më thanë se unë po shkatërroja karrierën time duke mbetur shtatzënë pasi isha në kulmin e shkëlqimit tim. E dini çfarë? E mbajta fëmijën, e linda dhe tani sërish po fitoj çmime.”,- u shpreh Cardi B gjatë fjalimit të saj pas marrjes së trofeut.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?