Cardi B dhe Offset më në fund kanë zbuluar emrin e djalit të tyre shtatëmuajsh: Wave Set Cephus.
Këngëtarja e hitit “I Like It”, 29 vjeçare, ka sjell po ashtu fotografitë e para të djalit të saj ditën e enjte (14 prill).
Në imazhet e ëmbla, Wave ka veshur një pallto blu të fryrë dhe një zinxhir të trashë diamanti.
https://www.instagram.com/p/CcWTfqJLy-f/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2456e7ce-e492-4d51-8408-11057bdb9474
Fansat bënë komente të ndryshme, duke vënë në dukje se ai kishte një ngjashmëri të madhe me motrën e tij të madhe, Kulture, tri vjeçe.
“Ai është shumë i ëmbël. Ai dhe Kulture duken si binjakë”, shkroi një ndjekës. “Duket sikur ka gati një kasetë për të publikuar”.
Reperi Migos, 30 vjeç, ndau gjithashtu një foto të djalit të tij, i cili nuk mbante asgjë përveç vathëve me diamante.
Lindja e Wave u njoftua nga çifti, i cili u martua në vitin 2017, më 6 shtator, me një foto në Instagram të foshnjës të vendosur në një batanije Louis Vuitton.
Offset ndan Wave dhe Kulture me Cardi, së bashku me vajzën Kalea, gjashtë vjeçe, dhe djemtë Kody, gjashtë vjeç, dhe Jordan, 11 vjeç, me partnerët e mëparshëm. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CcWTs5LvaAW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=524f9d1b-327f-411e-b0c2-19aaa8ed8f35
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës