Cardi B është zyrtarisht nënë e dy fëmijëve.
Më 4 shtator, reperja e njohur dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku që është një djalë – ka njoftuar Cardi B në një postim në Instagram, shkruan People.28-vjeçarja ka ndarë lajmin e lumtur përkrah një fotografie të saj, ku shihet teksa mban foshnjën e porsalindur në krah, dhe pranë tyre qëndron edhe Offset.“04.09.2021”, ka shkruar Cardi në mbishkrimin e portretit të ëmbël familjar.
“Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai tashmë është i rrethuar me dashuri nga familja dhe miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë”, thanë çifti në një deklaratë për People.
Cardi B dhe Offset janë tashmë prindër të një vajze trevjeçare, Kulture. Reperi është gjithashtu baba edhe i tre fëmijëve të tjerë nga lidhjet e kaluara.Ndryshe, reperja njoftoi se do të bëhet përsëri nënë gjatë performancës së saj me Offset dhe Migos në BET Awards gjatë muajit qershor.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...