Google ADS

Capital T dhe Majk po vijnë me bashkëpunim?

23:30 | 30 Tetor 2019
A. B.

Dy reperët e njohur të estradës, Capital T dhe Majk, duket se kanë vazhduar forcat për një tjetër bashkëpunim.

Kjo gjë u bë e ditur, kur dyshja në orët e vona të së mërkurës në një lidhje direkte me fansat në Instagram, treguan se tashmë kënga e tyre e radhës së bashku është rrugës.

Ata madje nuk kanë nguruar që në sfond të zbulojnë pak nga kënga e tyre e re.

https://www.instagram.com/p/B4Qf0xqhGDn/?utm_source=ig_embed

 

Më pas, ishte Capital T, ai i cili e publikoi të plotë videon në Instagram, ku shihej edhe tërë biseda me njëri-tjetrin dhe fansat në lidhje direkte.

Dy reperët përndryshe numërojnë dy bashkëpunime shumë të suksesshme ndër vite.

Në vitin 2012, ata kishin bashkëpunuar për këngën “Asnjoni”, e cila aso kohe ishte pëlqyer shumë.

Gjashtë vite më vonë, në vitin 2018 ata sollën një tjetër këngë së bashku të titulluar “Pasha jetën”, e cila u prit jashtëzakonisht mirë dhe numëron tashmë mbi 36 milionë klikime vetëm në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme