Naomi Campbell, një ndër emrat më të përfolur të viteve ’90-të, përjetoi frikën më të madhe të një modeleje kur bëhet fjalë për sfilatat. Ajo humbi ekuilibrin gjatë sfilatës “Vjeshtë 1993” të Vivienne Westwood.
“Isha në siklet”, tha Campbell gati 26 vjet pas incidentit, gjatë një interviste për “British Vogue”. “U turpërova, mendoja se duhet t’isha praktikuar më shumë”.
Sidoqoftë, Naomi u ul, qeshi dhe i tha vetes: “Ngrihu dhe vazhdo, këtë duhet të bësh.”
Pavarësisht se nuk u ndje mirë për gjithë ç’ndodhi, Campbell u shpreh se qeshi me mbulimin që i bëri shtypi gjithë situatës – dhe madje disa dizajnerë i kërkuan që të rrëzohej sërish.
“Disa disenjatorë më pyetën nëse mund të rrëzohesha sërish. Dhe unë i pyeta se përse dëshironin që të shtiresha sikur rrëzohesha!”, tha Naomi, duke shtuar më pas që e gjitha lidhej me audiencën. Një rrëzim i saj do të përflitej kudo.
Megjithatë modelja rrëfeu se nuk pranoi pasi një gjë e tillë ishte kundër etikës së saj profesionale. “Nuk do të rrëzohem kurrë qëllimisht!”
Nga ana tjetër, disenjatorja Westwood, e pranishme në intervistë, tregoi se rënia e Naomit ishte “fantastike”. “Ishte me të vërtetë bukur kur ra, ishte si një gazelë”, kujtoi ajo duke bërë shaka.
Meqë ra fjala, këto janë këpucët e famshme. Plot 25.4 cm të larta. E përsërisim, 25.4!
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...