Camila e Shawn Mendes me skena të nxehta gjatë performancës së ‘Señorita’ në VMA

10:39 | 27 Gusht 2019
A. B.

Mes shumë performancave dhe momenteve të veçanta, momenti më i pritur i mbrëmjes ka qenë padyshim dalja në skenë e çiftit Camila Cabello e Shawn Mendes.

Dyshja kanë kënduar bashkë hitin e tyre ‘Señorita’, duke dhuruar një performancë shumë të nxehtë.

Ata madje kanë dhuruar një puthje në skenë, në herën e parë që kanë kënduar bashkë këngën ‘live’, ndërsa kanë marrë çimimin si ‘Bashkëpunimi më i mirë i vitit’.

Ky bashkëpunim madje ka bërë bashkë çiftin, të cilët njihen tash e shumë kohë, ndërsa janë ndër çiftet më të përfolur të momentit.

https://www.facebook.com/MTV/videos/420220825279139/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme