Cameron: Po ta dija për keqtrajtimin seksual ndaj Eliza Dushkut, nuk do të kisha pasur mëshirë për abuzuesin

17:35 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka folur për abuzimet seksuale gjatë kohës kur ishte angazhuar në një prej roleve të saja si fëmijë.

Ajo ka thënë se është keqtrajtuar gjatë kohës kur punonte në xhirimet e filmit të vitit 1994, “True Lies” , me Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis në rolet kryesore.

Në një postim në rrjetet sociale, Eliza ka rrëfyer disa detaje nga incidenti, në të cilin ishte përfshirë koordinuesi i statikëve, Joel Kramer.

Asokohe, aktorja ishte vetëm 12-vjeçare dhe ka treguar se ai e kishte mashtruar për të mbetur vetëm me të në një dhomë hoteli.

Gjatë një prononcimi për Deadline, Kramer ka thënë se pohimet e Dushku janë gënjeshtra dhe se nuk e ka ngacmuar asnjëherë seksualisht.

 

“Më vjen të vjell. Nuk është e vërtetë. Mendoj se është imagjinata e saj. Të gjitha janë gënjeshtra. Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. E kam trajtuar si vajzën time. Të gjithë jemi kujdesur për të”, ka thënë ai.

Disa orë pasi Eliza e bëri postimin, filmbërësi James Cameron, i cili e kishte shkruar skenarin dhe e ka bërë regjinë e “True Lies”, e ka lëvduar aktoreb për guximin.

“Nuk kam menduar shumë për këtë situatë specifike. Vetëm kam dëgjuar. Mirëpo, mendoj se Eliza është shumë e guximshme që ka folur për këtë gjë dhe mendoj se të gjitha femrat që po flasin për këto cështje janë të guximshme”.

“Ai (Kramer) nuk ka punuar me mua që nga ajo kohë. Fakti që kjo ka ndodhur para syve tanë dhe ne nuk e kemi ditur, mendoj se duhet të krijojmë siguri që njerëzit të flasin”.

“Po ta dija për këtë gjë, nuk do të kisha pasur mëshirë. Sidomos tani. Unë kam vajza. Tash nuk ka mëshirë (ndaj njerëzve të tillë)”, u ka thënë Cameron gazetarëve. /telegrafi/

https://www.facebook.com/OfficialElizaDushku/posts/1769957739689557

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme