Cameron Diaz është një nga personazhet e njohur që preferon ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private, megjithëse si rrallëherë ndau së fundmi disa detaje. Në një video live në Instagram me CEO e Who What Wear, Katherine Power, Cameron foli ndër të tjera për mëmësinë dhe periudhën e karantinimit.
Në fillim të janarit, Diaz dhe partneri i saj Benji Madden, njoftuan se kishte ardhur në jetë vajza e tyre, Raddix. Për Who What Wear, aktorja tha:
“Jam kaq e lumtur dhe është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Jam me fat që kam Benji-n dhe thjesht po përjetojmë momentet më të bukura. Jam thjesht e emocionuar”.
Cameron u ndal edhe te periudha e pandemisë me të cilën po përballet si nënë e re:
“[Këto kohë] jeta ime ka qenë plotësisht e qetë. Por nuk kam pasur mundësi të takohem me miqtë. Nuk takoj askënd. Por është këndshëm. Ësht si një flluskë. Më pëlqen të jem në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe të gatuaj. Por nga ana tjetër është edhe e çuditshme që s’mund të dalësh.”
Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...