Dy nga reperët e njohur të labelit TBA i kanë befasuar fansat e tyre me publikim e një projekti të ri në orët e vona të datës 31 korrik.
Bëhet fjalë për Unikkatilin dhe Klepton, të cilët kanë sjellë për fansat e tyre këngën e re “Ça jon”.
Kënga është punuar nga vet reperët, të cilët kanë shkruar gjithashtu edhe tekstin.
Unikkatili ishte ai i cili i informoi fansat për këngën e re përmes një videoje të hedhur në rrjetin social Instagram.
Ai ka qenë shumë aktiv këtë vi me projekte të reja, duke e cilësuar kështu vitin 2018 si vit të rikthimit.
Ndërkohë, në anën tjetër edhe Klepto nuk është se ka qenë edhe shumë aktiv në aspektin e prurjeve të reja.
Mesa duket, dyshja kanë vendosur që të bëhen bashkë kësaj here për të shënuar një rikthim të fuqishëm në bashkëpunimet mes anëtarëve të labelit TBA.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...