Këngëtari i popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me projektin e tij më të ri muzikor.
I lansuar javë më parë, “M’ke rrejt” është shndërruar në një nga projektet më të votuara në klasifikimin e “The Top List”.
Në listën e publikuar nga “Top Awards”, artisti shqiptar është njëri prej këngëtarëve më të admiruar për publikun dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
I njëjti rrëmbeu shtatë vendet e para, ku përveç këngës së re renditen edhe “Sa gjynah” në bashkëpunim me Majk, “Hajt Hajt”, “Bakllava” në bashkëpunim me Gjikon, “Alea”, “Dream Girl” me Nimon si dhe “Kush”.
Secili prej këtyre projekteve numëron shifra të mëdha klikimesh në platformën zyrtare, YouTube, gjë që bëri të kthehet në një nga artistët e preferuar për publikun për vetëm një kohë të shkurtër.Ndërkaq, “M’ke rrejt” për vetëm tri javë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve dhe duket se me të njëjtin ritëm po vazhdon Imeri edhe në vitin 2020. /Telegrafi/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...