Butrint Imeri dhe Ylli Limani mendojnë se do të ishin çifte perfekte me këto dy këngëtare shqiptare

15:20 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Butrint Imeri dhe Ylli Limani u vëndosën në siklet në “Shiko kush luan” pasi u detyruan të tregonin se cilat prej këngëve të tyre ishin dedikim. Madje Yllin e pamë edhe të lyente buzët me buzëkuq, pasi nuk pranoi të tregonte emrin e vajzës që i kishte dedikuar këngën “Nuk po kalojka”. Por, pyetjet dhe zgjedhjet e sikletshme për djemtë nuk mbaruan me kaq. Ata u detyruan edhe të zgjidhnin një prej vajzave të famshme shqiptare me të cilën mendojnë se do të ishin çifti perfekt.

Në mënyrë që të shmangnin dënimet, djemtë u detyruan të jepnin secili nga një emër. Butrint Imeri tha emrin e Elvana Gjatës, ndërsa Ylli Limani zgjodhi Elsa Lilën.

Jua kishte marrë mendja që do të bënin këto zgjedhje?

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme