Google ADS

Burri saudit i ofron martesë Amber Heardit pasi aktorja e humbi gjyqin

09:23 | 5 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Një burrë nga Dubai i ka ofruar martesë aktores Amber Heard, pasi aktorja humbi çështjen kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp.

Në një shënim zanor të postuar në llogarinë zyrtare të Heard në Instagram, mashkulli saudit i premton aktores amerikane t’ia mbushë jetën me gëzim dhe lumturi, transmeton portal arbresh.info

“Amber… meqenëse të gjitha dyert po mbyllen për ty, nuk ke askënd përveç meje që të kujdeset për ty. Kam vënë re se disa njerëz të urrejnë dhe të ngacmojnë, prandaj vendosa të martohem me ty. Allahu na bekoftë të dyve. Ju jeni një bekim, por njerëzit nuk e vlerësojnë këtë. Unë jam më i mirë se ai plaku”, thuhet në mesazh.

Pasi u postua, shënimi zanor është bërë viral në rrjetet sociale. Në rreth 14 orë, ai mblodhi gati 100,000 shikime.

Të mërkurën, Johnny Depp fitoi gjyqin kundër Amber Heard.

Juria i ka dhënë Johnny Depp 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Amber Heard ka fituar gjithashtu një pjesë të çështjes së saj për shpifje kundër Johnny Depp mbi artikujt në një gazetë private, në të cilën ish-avokati i Johnny Depp i përshkroi pretendimet e saj për abuzim në familje si një mashtrim.

Juria i ka dhënë Amber Heard 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas disa vitesh lidhje, Depp dhe Heard u martuan në një ceremony private në shtëpinë e tyre në Los Angeles në vitin 2015.

Më 23 maj 2016, Heard bëri kërkesë për divorc nga Depp dhe mori një urdhër të përkohshëm ndalimi kundër aktorit të nominuar për Oscar. Ajo pretendoi se Depp e kishte abuzuar fizikisht gjatë marrëdhënies së tyre dhe tha se zakonisht ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme