Motra e gruas së aktorit George Clooney është burgosur, pasi është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.
Tala Alamuddin Le Tallec, motra më e madhe e avokates së njohur për të Drejtat e Njeriut, ka pranuar fajësinë, pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur dhe pa sigurime, transmeton portali arbresh.info
Ngjajrja ka ndodhur në Singapor, shkruajnë mediat lokale.
Disajnerja e modës do të vuajë dënimin me tre javë burg për akuzat.
Le Tallec, banore në Singapor, gjithashtu morri një gjobë prej 6.400 dollarë dhe leja e saj u revokua për katër vjet.
47-vjeçarja është arrestuar tre herë për shkak të ndikimit të saj nga alkooli.
Sipas mediave lokale, kur ajo është ndaluar nuk ka mundur të dallojë frenat e makinës nga pedalja e gazit, gjë që ka shqetësuar autoritete./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin