Gisele Bundchen për pesë vjet të plota ishte në romancë me aktorin Leonardo DiCaprio, ndërsa arsyeja e ndarjes së tyre asnjëherë nuk ishte sqaruar në publik, përcjell gazeta “Zëri”.
Dhe më në fund Gisele është deklaruar në lidhje me këtë çështje në njërën prej intervistave që ka dhënë për revistën “Porter”. Dyshja ka qenë në romancë mes vitit 2000 dhe 2005, ndërsa konsideroheshin si një çift i cili del shpesh dhe viziton ahengje të çmendura.
“Kam dashur të jetoj pa paketime dhe çpaketime të valixheve, pa konsumim të vazhdueshëm të kafesë, cigareve dhe verës. Në atë kohë kam bërë ndryshimin, e kam ndërprerë konsumimin e sheqerit të tepërt, të kafeinës dhe të alkoolit, kam filluar të meditoj dhe e kam zvogëluar punën. Po ashtu kam vendosur të kaloj më shumë kohë me familjen”, ka deklaruar Gisele.
Ajo ka shtuar se njëra prej gjërave që është dashur ta ndryshojë ka qenë edhe lidhja e saj e gjatë me DiCaprion.
“Kur më në fund e kam ndërprerë ta mbys veten me alkool, cigare dhe punë jam bërë e vetëdijshme për disa gjëra që nuk doja t’i shikoja. Nuk kishte kuptim që të ndryshoja plotësisht dhe t’i ndërprerë shprehitë e këqija dhe ai (DiCaprio) të mbetej i njëjtë”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se ai nuk ka dashur të ndryshojë dhe ata më nuk ishin për njëri-tjetrin. DiCaprio gjithmonë njihej si një njeri që nuk donte lidhje serioze ose martesë dhe atë status e ka mbajtur deri më tani.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...