Aktori amerikan Tom Hanks i shkruan një letër djalit 8 vjeçar australian i cili bullizohej në shkollë për shkak të emrin të tij Corona.
Djali emri i të cilit është Corona De Vries-raporton Bbc- i kishte shkruar një letër Hanks dhe bashkëshortes Rita Wilson kur ata ishin të shtruar në një spital në Queensland, pasi ishin infektuar me virusin: ’Kam dëgjuar lajmin që ti dhe bashkëshortja jeni sëmurë me koronavirus. Jeni mirë?’, kishte shkruar djali duke i treguar që në shkollë e quanin ‘koronavirus’.’Trishtohem shumë kur më thërrasin kështu!, kishte shkruar De Vries në letër.
‘I dashur mik Corona-i është përgjigjur Hanks-Letra jote më ka mbushur me gëzim! Faleminderit që je një mik i mirë. Miqtë të bëjnë të ndjehesh mire kur je i trishtuar”.
.
Aktori dhe bashkëshortja u kthyen në SHBA, pas tre javësh qëndrimi në Australi, ku kishin shkuar për punë. Me këtë rast aktori i ka dhuruar të voglit një makinë shkrimi të markës Corona./bw/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...