Ajo është vetëm 18 vjeç por tashmë ka bërë famë në të gjitha trojet shqiptare.
Bëhet fjalë për bukuroshen me prejardhje nga Kosova e cila ka lindur dhe jeton në Suedi, Medina Hajra e cila në vitin 2016 është kurorëzuar si shqiptarja më e bukur në botë, shkruan Arbresh.info.
Medina kryen shkollimin në Suedi dhe në këtë drejtim po tregohet mjaft e suksesshme.
Ajo së fundmi ka marrë pjesë në një garë për Avokaturë që është zhvilluar në Stockholm, më 25 prill.
Medina tregon për Arbresh.info se kjo garë është më e madhja në Suedi për drejtimin e Juridikut dhe se ajo ka marrë pjesë në të si një grup prej 4 vetash.
“Kjo garë është ma e madhja në Suedi per juridik për tu bërë avokate. Vetëm katër grupe prej krejt Suedisë kanë garuar. Edhe grupi jem (4 veta kemi qenë) kemi fituar. E kjo është diçka shumë e madhe”, ka thënë Medina për portalin Arbresh.info.
Bukuroshja 18 vjeçare ka bërë të ditur po ashtu se është duke marrë pjesë në një projekt të madh të modës që quhet Glamursoffical.
Ajo ka treguar se vetëm ajo dhe një modele tjetër janë zgjedhur për të qenë kryesoret në këtë kampanjë.
Medina po merr pjesë në shumë mbrëmje të modës në vendin ku jeton ndër të cilat edhe Stockholm Fashion Week ku ka ecur në pasarelë për një dizajnere italiane./Arbresh.info
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës