Bruno Mars paditet për foton e tij

15:01 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Bruno Mars mund të përballet me një padi. Në qershor, këngëtari postoi një foto të tij në rrjete sociale. Në foto është vetë ai në moshën 4 vjeçare.

Por, gruaja që e bëri foton, dëshiron para, pasi ajo këtë fotografi e konsideron të sajën, ndonëse Bruno Mars është protagonisti i fotos.

Në foto, Bruno shihet me një kitarë shumë të vogël në dorë, i shtrirë në një makinë.

Kjo foto është e vitit 1989, kohë kur ylli i muzikës së sotshme ishte vetëm 4 vjeç.

Catherine McGann, thotë se Bruno e ka përdorur foton pa lejen e saj, andaj tashmë ka depozituar një padi. Sipas saj, ky është një përdorim i paligjshëm i punës së saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme