Britney Spears kritikon fansin: Po të vjen era alkool

16:29 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Britney Spears ka humbur durimin derisa një fans i dehur i është bashkëngjitur në skenë gjatë performancës në Las Vegas.

Pasi ka përfunduar këngën “Freakshow”, këngëtarja 35-vjeçare i është prezantuar fansit, i cili është dukur të jetë në gjendje të dehur. Kjo ka shtyrë këngëtaren që ta pyesë atë nëse është mirë dhe si quhet për t’i dhënë një autograf.

Në ato momente këngëtarja ka kuptuar se i riu kishte pirë. “O Zot! Po të vjen era sikur ke pirë shumë alkool”, ka bërtitur Britney. Reaksioni i Spears ka bërë publikun të qeshë me të madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme