Këngëtarja e njohur thotë se ishte babai i saj Jamie Spears që pa pëlqim e dërgoi për trajtim në një institucion për sëmundje mendore dhe se e kishte droguar më parë, transmeton britanikja “The Sun”.
Britney Spears i tha gjykatës se babai i saj e kishte vendosur atë në institucionin një muaj më parë, dhe nëna e saj, Lynne e konfirmoi atë.
Pasi në vitin 2008 pësoi thyerje nervore, këngëtarja kërkoi më shumë liri, por gjykatësi e refuzoi, por para se të merrej vendimi, gjendjen e këngëtares së pari do ta vlerësojë profesionale.
Edhe pse mund të disponojë me pasuritë e saj, Jamie nuk ka autoritet mbi ato pa pëlqimin e saj.
Për shkak të gjithë situatës, fansat e pop princeshës para një muaji lansuan fushatën “#FreeBritney”, për të ofruar mbështetje dhe ta ndihmojnë të luftojë për veten e saj, dhe të dëshmojë se ajo mund të jetojë në mënyrë të pavarur dhe pa mbikëqyrjen e të atit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?