Aktorja e famshme Brigitte Bardot ka tronditur sot opinionin publik me një deklaratë shokuese mbi Covidin duke sugjeruar se ai është ilaçi i shfarosjes së një pjese të “tepërt” të popullsisë së botës.
Aktorja ikonike franceze, dha një intervistë për revistën e përjavshme italiane “Oggi”, ku ndalet dhe në këtë argument, ku ajo nuk i fsheh mendimet e saj të diskutueshme mbi ngjarjet aktuale.
Duke folur mbi Covid-19 ajo ka sigurisht mendime ekstreme: “Në lidhje me pandeminë, kam frikë se Covid dhe epidemitë e tjera që po paralajmërojnë do të rikthejnë me dhimbje një rend të ri, transmeton noa.al
Kur të zhduken ata 5 miliardë njerëz që janë tepër në këtë tokë, natyra do të rifitojë të drejtat e saj. Po të më pyesni nëse ky virus është diçka e mirë? Po, është një lloj vetërregullimi i një mbipopullimi që nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë”, shokoi me deklaratën e saj, 86 vjeçarja pariziene, Brigitte Bardot.
Ajo nuk u ndal as edhe te deklaratat raciste: “Unë jam për një qeverisje autoritare, të aftë për të vendosur rregull në rrëmujën në të cilën jetojmë.
Kur mendoj se qeveria franceze lë qytetarë të varfër që të punojnë shumë dhe të marrin më pak ndihmë sesa të gjithë këta migrantë që na sulmojnë mënjanë, kjo gjë më tmerron”, tha Bardot.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...