Google ADS

Brenda apartamentit super luksoz të Jennifer Lopes dhe partnerit të saj

12:10 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Edhe pse ende nuk janë dëgjuar këmbana dasme, një nga çiftet më të lakuara në median botërore kanë hedhur hapin e rëndësishem.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë derdhur një shumë prej 15.3 milionë dollarë për apartamentin e tyre të ri në New York.

Ata kanë zgjedhur apartamentin e tyre në ndërtesën 432 në Parkun Avenue në zemër të Manhattan, transmeton gazeta express.

Kjo qiellgërvishtëse është kthyer në një emblemë jo vetëm për lartësinë e saj të frikshme, por për luksin dhe për shkak se është vendi ku jetojnë disa nga emrat më të admiruar në botë.

Sipas informacioneve apartamenti i tyre ka 3 dhoma dhe katër tualete. Nga ambjenti i tyre mund të shikohet New Yorku nga çdo cep i shtëpisë.

Edhe pse çmimi që çifti ka paguar është mjaft i konsiderueshëm, në atë ndërtesë çmimet shkojnë deri në 82 milion dollarë.

Në mesin e luksit që ofron apartamenti i tyre nuk mund të mungonte dhe një palestër e instaluar brenda dhe për më tepër mjaft moderne, pasi dhe Lopes dhe Alex janë fanatikë të ushtrimit në palestër.

Residentët kanë akses dhe në pishinë si dhe nuk mund të mungonte një sallë private kinemaje.

Restorante private, kopshtë për festa të mbyllura dhe salla mbledhjesh, ashensorë që mbërrijnë direkt tek dera e apartamentit dhe siguri e garantuar 24 orë.

Ky është i gjithë luksi ku do të jetojë diva e muzikës krah parterit të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme