Lidhja mes Harisit dhe Amadeas ka marrë fund. Çifti që u njoh në “Love Island Albania” dhe ndoqën një rrugëtim të gjatë dashurie, tashmë ka ndarë rrugët.
Me një postim në Instagram, Amadea thotë se e ka marrë vesh përmes lajmeve në portale përfundimin e raportit ndërsa më pas Haris e ka hequr nga rrjetet sociale.
Ajo ka theksuar se ndjenjat që nisën në vilën e dashurisë kanë qenë shumë reale nga ana e saj dhe ka besuar “në atë magji që kur doli nga aty ishte më shumë se sa e gënjeshtërt”.
Më pas Amadea shton se qëllimi i Haris ishte të fitonte garën dhe ka kuptuar se ishte “e përdorura”. Ajo thotë se është manipuluar prej tij. Në fund, Amadea i drejtohet Harisit duke i thënë se “veprimet e tij kanë vërtetuar çfarë fshihet pas ndjenjave e veprimeve false”.
Veç kësaj, Amadea ka publikuar një ‘screenshot’ që ia ka dërguar një tjetër konkurrente, Iris. Kjo e fundit ka marrë ngacmime nga Haris në rrjete sociale të cilat nuk ka hezituar t’ia dërgojë Amadeas.
“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla, hera e fundit që flas për Harisin. Bravo publikut që s’na e dha neve fitoren, e paska parë më mirë se mua situatën”, shkruan Amadea.
Kujtojmë që Amadea dhe Haris kanë qenë një ndër çiftet e preferuar të publikut për të fituar. Votimi i çoi ata në vendin e dytë, pas Uedës dhe Arlindit që triumfuan./tvklan.al
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...