Google ADS

Bradley Cooper dhe Irina drejt ndarjes

14:46 | 12 Tetor 2018
A. B.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk mund të jenë të lumtur në rrjetet sociale, por jo në realitet.

Kështu së paku raportojnë mediat e huaja që flasin për çarje në çiftin e njohur botëror.Ka tash e disa muaj që dyshja kanë probleme.

Ata nuk kanë marrëdhënie të qetë dhe dallimi i madh në moshë është shkaktar i problemit kryesor.

“Ai nuk pi alkool dhe po ndjek një regjim spiritual, ndërsa ajo do të dalë”, ka thënë një burim.

Në anën tjetër pohon se çifti janë dukur shumë të largët në një festë në New York, përveç se ata nuk dukeshin të lumtur e pothuajse nuk flisnin fare.Irina ishte ndarë nga Cristiano Ronaldo për të nisur romancën me Bradley Cooper.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme