‘Game of Thrones’ i ka çmendur të gjithë dhe kjo është e sigurt. Nuk po flasim këtu vetëm për të apasionuarit pas serialeve apo publikut të thjeshtë në tërësi, por edhe për vetë VIP-at në tërësi.
Një ndër fansat më të mëdhenj të ‘Game of Thrones’ është edhe Brad Pitt, i cili është përfshirë në një ankand së fundmi.
Oferta ishte kjo: “Sa do të paguanit për të ndjekur privatisht një seri të GOT së bashku me Emilia Clarke?” Si një beqar i mirë, interesi i Pitt është zgjuar menjëherë, e kështu ka nisur edhe interesimi i tij shifër pas shifre.
Fillimisht, ai ka dhënë çmimin prej $80,000 duke e rritur pak nga pak deri në $120,000. Këtu, ndoshta dhe prej faktit se është treguar disi dorështrënguar, e ka humbur Clarke për një fans i cili pranoi të paguante plot $160,000 për ofertën.
Me pak fjalë, vetëm $40,000 më shumë e ndanë Pitt nga aktorja e preferuar e ‘Game of Thrones’.
Ndoshta, aq dollarë të kursyera kanë patur më shumë rëndësi për Brad…apo kjo është një nga ato shenja që tregojnë se ‘mosha bën të vetën’ e aktori nuk ka më kohë për lojra?!/lapsi/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...