Aktorit Brad Pitt (58) duket sikur po i vjen fundi i karrierës.
Në një intervistë për mediat, Pitt ka bërë të ditur se filmi “Bullet Train”, në të cilin ai kishte rolin kryesor, shumë lehtë mund të jetë projekti i tij i fundit i madh, transmeton portal arbresh.info
Pitt ka deklaruar se është bërë shumë “zgjedhës” sa i përket ofertave dhe se ato që ka marrë deri me tani nuk i plotësojnë kriteret e tij.
“Unë mendoj se jam në semestrin ose tremujorin e fundit të karrierës”, tha ai.
Në filmin “Treni i plumbave” ai luan një vrasës që sapo është shëruar nga djegia dhe i kthehet punës me një ndjenjë paksa të gabuar vetëbesimi përsa i përket aftësisë për të punuar.
Në përshkrimin e rolit të tij, Pitt tha se ai “përjeton ndriçim pas një muaji terapi dhe se me plot vetëbesim i kthehet punës”.
Pitt së fundmi ka paditur ish-gruan e Angelina Jolie, për shitjen e shtëpisë në Francë tek një oligark rus./arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...