Ylli i Fight Club dhe Ocean’s Eleven, Brad, është kthyer në kohë në vitet e 60ta dhe 70ta për rolin e tij në ‘Once Upon A Time In Hollywood’.
54 vjeçari, i veshur në stil Retro, duket më i ri se asnjëherë në këto imazhe nga seti i filmit, i cili zhvillohet gjatë fundit të viteve 60të dhe fillimi i viteve 70të, rreth kohës së vrasjeve famëkeqe të Charles Manson.
Ylli holliwoodian, i cili ka punuar edhe me parë me Tarantinon në filmin Inglourious Basterds, luan rolin e dublantit Cliff Booth, mikun e një aktori të vjetër televiziv – rol të cilin e luan nga Leonardo DiCaprio në film.
Filmi gjithashtu ribashkon Leonardon me bashkë-aktoren e ‘Wolf Of Wall Street’, Margot Robbie.
Ajo luan rolin e aktores Sharon Tate, e cila ishte e martuar me regjisorin Roman Polaski dhe u bë njëra nga viktimat e vrasjeve Manson kur u vra në shtëpinë e saj më 1969.
Ky projekt gjithashtu përfshin Damian Lewis në rolin e aktorit Steve McQueen, si dhe Lena Dunham dhe Dakota Fanning si pjestare të familjes famëkeqe Manson.
Filmi pritet të filloj të shfaqet me 26 korrik 2019, pak para 50 vjetorit të vrasjeve Manson./arbresh.info/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...