Brad Pitt i kundërvihet sërish Angelinas

22:47 | 3 Shtator 2021
L G

Brad Pitt i është kundërpërgjigjur ish-gruas së tij, Angelina Jolie, pasi aktorja ia doli të përjashtonte gjyqtarin nga çështja e kujdestarisë së tyre.

Us Weekly raporton se, në dokumentet e reja ligjore, Pitt dhe avokatët e tij mendojnë se vendimi mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme të shtetit.

Jolie më parë paraqiti një kërkesë që gjyqtari John W. Ouderkirk të hiqet nga çështja, me arsyetimin se ai nuk kishte zbuluar një lidhje të mëparshme me Pitt.

Megjithatë, Pitt dhe avokatët e tij deklarojnë se Ouderkirk kishte qenë i sinqertë sa i përket lidhjes mes tyre, që datonte qysh në janar të vitit 2017.

Pitt dhe Jolie u lidhën në vitin 2006 dhe u martuan në 2014-ën. Dy vjet më vonë, ata u ndanë, pasi aktorja paraqiti kërkesën për divorc me arsyen e dallimeve të papajtueshme.

Në fillim të vitit 2021, u raportua se Jolie kishte prova rreth pretendimeve të dhunës në familje që paraqiti kundër Pitt në të kaluarën, ku thuhej se përfshihej një grindje me djalin e tyre Maddox.

Pitt pati një fitore të madhe të kujdestarisë në maj, kur Ouderkirk vendosi se ai duhet të kishte kujdestarinë e përbashkët të 6 fëmijëve të çiftit.

Jolie i ishte kundërvënë më parë Ouderkirk, pasi ai u refuzoi fëmijëve mundësinë për të dëshmuar në këtë rast.

Në dokumentet e gjykatës në maj, Jolie pretendoi se fëmijët mund të ofrojnë dëshmi që sigurojnë prova kryesore për mirëqenien e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme