Brad Pitt ka fituar kujdestarinë e përbashkët ligjore të gjashtë fëmijëve të tij pas një beteje 5 vjeçare ligjore me ish gruan Angelina Jolie. Ish çifti ndajnë fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. Sipas dokumentave zyrtare, gjyqtari John Ouderkirk vuri në dukje se dëshmisë së aktores kundër ish partnerit i mungonte besueshmëria.
Megjithëse vendimi është i përkohshëm, Jolie paraqiti një kërkesë në 21 maj në Gjykatën Supreme të Los Anxhelos për të ndryshuar urdhrin e gjykatësit Ouderkirk. Jolie pretendon se gjykatësi në fjalë nuk ka marrë një vendim të drejtë dhe se nuk i ka lejuar fëmijët e tyre të dëshmonin.
Brad Pitt fiton kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve me Angelina Jolie
Në Mars, aktorja paraqiti dokumente të reja që akuzonin Pitt për dhunë në familje. Divorci ende nuk është finalizuar për shkak të problemeve për çështje të ndryshme, përfshirë marrëveshjen e kujdestarisë. Jolie bëri kërkesë për divorc në shtator 2016, duke përmendur ndryshimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes pas 2 vitesh martese. /abcnews.al/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...