Google ADS

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski, çifti më i ri i Hollywood-it?

23:23 | 23 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski duket se kanë gjetur tek njëri – tjetri emocionet e munguara me ish-bashkëshortët e tyre. Dhe tashmë kanë filluar të shoqërohen e ndoshta të kenë nisur edhe një lidhje dashurie mes tyre.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se të dy janë parë disa herë duke ecur dorë për dore në rrugët e Nju Jorkut e nëpër restorantet e këtij qyteti. Qarkullojnë informacione se ata janë parë edhe në një darkë romantike në Paris.

Brad Pitt aktualisht është aktualisht në një betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie ndërsa Emily Ratajkowskisi është ndarë bashkëshorti i saj Sebastian Bear-Mcclard me të cilin ishte e martuar që nga viti 2018.

Prej tyre nuk ka pasur asnjë reagim për këto dyshime, por nëse është e vërtetë ky mund të jetë çifti më i bukur i Hollivudit./klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme