Brad Pitt bëhet arsyeja e ndarjes së Jennifer Aniston nga bashkëshorti i saj

09:46 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Justin Theroux ka gjetur shënime të vjetra të dashurisë që Brad Pitt i kishte shkruar bashkëshortes së tij Jennifer Aniston.

Kështu ka bërë të ditur një burim për US Weekly, sipas të cilit, aktori ka zbuluar këto shënime që ish-bashkëshorti Pitt i kishte lënë për Jennifer dhe që ajo ende i mbante, transmeton Arbresh.info.

Justin thuhet se ka gjetur mesazhe si “Dukesh bukur sonte” dhe “Tashmë më mungon” që Brad Pitt i kishte shkruar për Jennifer sa ishin të martuar.

Sipas burimit, Jennifer ia ka sqaruar Justin se këto shënime nuk janë asgjë për të mirpo ai nuk është ndier më i sigurtë në këtë aspekt.

Kjo situatë mendohet se ka quar drejt ndarjes së Jennifer dhe Justin.

Kujtojmë se Jennifer ishte e martuar për disa vite me aktorin e famshëm Brad Pitt mirëpo martesa e tyre kishte marrë fund pasi Bradd ishte lidhur me aktoren tjetër Angelina Jolie nga e cila po ashtu është ndarë pas disa vitesh martesë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme