Angelina Jolie thuhet se është e përgatitur të japë dëshmi në lidhje me akuzat për abuzim në familje në divorcin e saj me Brad Pitt.
Që nga njoftimi i ndarjes së tyre në 2016, Jolie dhe Pitt janë përfshirë në procedurat e divorcit në lidhje me kujdestarinë dhe mosmarrëveshjet pronësore, transmeton portali arbresh.info
Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga The Blast, Jolie ka paraqitur dokumente të shumta duke deklaruar se ajo është e përgatitur të japë “prova dhe autoritet në mbështetje” të abuzimit të pretenduar të Pitt në familje gjatë martesës së tyre.
Jolie dhe Pitt filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Z. dhe Znj. Smith, ndërsa u martuan në vitin 2014.
olie bëri kërkesë për divorc dy vjet më vonë, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme”.
Në shumë intervista ajo ka thënë se ndarja ishte për “mirëqenien” e familjes së tyre.
Sipas revistës “People” në vitin 2016 Brad Pitt u përfshi në një debat me djalin e madh të Jolie dhe vetë aktoren, i cili debat dyshohet se nuk përfundoi mirë.
Megjithatë, mediat kanë raportuar se Pitt ishte i dehur kur u përfshi në debat.
Në gusht të vitit të kaluar, sipas Associated Press, Jolie kërkoi që gjyqtari privat që merrte procedurat e divorcit të zëvendësohej sepse ai nuk arriti të zbulonte marrëdhëniet e tij të kaluara të biznesit me një nga avokatët e Pitt.
Aktorët e njohur kanë gjashtë fëmijë Maddox, Zahara, Pax, Shiloh, Vivienne dhe Knox./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...