E vogla e Gjikos dhe Elita Rudit feston sot ditëlindjen.
Bota, vajza e çiftit mbush sot dy vjeç.
Në këtë ditë të veçantë sigurisht nuk ka munguar një dedikim i ndjerë nga moderatorja.
“Për vajzën time të dashur. Gëzuar ditëlindjen! E ardhmja juaj nuk qëndron para jush, ajo qëndron thellë brenda jush. Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes, ka të bëjë me krijimin e vetes. Kur jeta bëhet një slitë, ngjituni së bashku me Zërin në sediljen e përparme, mbajeni fort njërin tjetrin, hidhni krahët në ajër dhe shijoni xhiron. Ngrihuni duke ngritur të tjerët. Jeta ka të bëjë me mënyrën se si e trajtoni planin B. Praktikoni artin e të dëgjuarit. Gjeni gëzimin në te gjitha zgjedhjet që bëni. Mos harroni, në fund, kur keni zemrën e mirë, e mira fiton gjithmonë. Zoti me bekoj me ju dhe me dha Botën! Ju dua!”-shkruan Elita krahas fotografive.
Kujtojmë që reperi Gjiko dhe Elita janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës. Rudi e solli në jetë vajzën e saj më 3 mars të vitit 2021./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...