Çifti i njohur i estradës, Vesa Luma dhe Big Basta, tash e një vit janë shpërngulur në Zelandën e Re.
Ishte vet këngëtarja Luma e cila ditë më parë në një pyetësor të parashtruar nga fansat në rrjetin social Instagram, bëri të ditur se arsyeja pse kanë zgjedhur Zelandën e Re për jetesë janë të shumta, ndër to mirëqenia njerëzore.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se çifti tani e tutje do të bëjnë një jetë mes Zelandës së Re dhe trojeve shqiptare.
Vesa është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lianin, në Auckland të Zelandës.
“Është duke rënë dëborë këtu”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e videos, ndërsa shfaqet e lumtur krah dy meshkujve të saj të jetës. /arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BlMsd3vnYqL/?taken-by=vesaluma
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë