Bora Zemani reagon për rastin në Pejë: Çfarë specie je moj vajzë?

10:39 | 3 Nëntor 2022
L G

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar pas rrahjes brutale ndaj një të moshuare e cila ka ndodhur në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Teksa ka publikuar një fotografi në Instastory, moderatorja e mllefosur është shprehur: “Njeri i keq, nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg”.

Rasti ka ndodhur në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ndërsa videon e ka publikuar aktorja Kaltrina Zeneli në Facebook.

Shtëpia e të moshuarve “Orenta” në Pejë kanë vendosur që të suspendohen nga puna Aurona Pelaj dhe tri infermieret e tjera të përfshira në rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme