Bora Zemani flet për herë të parë për këngët e Semit dedikuar Donaldit

09:28 | 25 Maj 2022
A. B.

Kënga e titulluar “Mos u kthe” nga Semi Jaupaj, ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit dhe aktorit Donald Veshaj, gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë ajo.

Mirëpo, së fundmi Semi publikoi një tjetër këngë të titulluar “Ani”, teksa Donaldi publikoi një video duke dëgjuar këtë këngë.

Ditën e djeshme, Bora dhe Semi kanë publikuar një video së bashku, ku në fakt po flisnin për këngët e Semit. Në një moment, moderatorja dëgjohet t’i thotë Semi, që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse “keqkuptohet”.

Pastaj, Semi i thotë që këngët janë të përbashkëta, pasi këngët i kanë të dyja vajzat..

Biseda:

Semi: Prit mi se kemi “Ani” një herë.

Bora: Hë se keqkuptohet nuk i kemi të dyja.

Semi: Kemi dy këngë.

Bora: “Ke” jo “kemi” të lutem shumë.

Semi: Edhe ti i ike, të dyja i kemi. Çfarë janë të miat janë edhe të tuat, përgjithmonë.

Ndërkohë, Donaldi publikoi video dhe këndonte këngën e Semit: “Tu luta, tu luta, tu luta ti mos bëj gabime. Tu luta, tu luta, tu luta ti mos thyej premtime. Djalo ti nuk je normal. Djalo ti nuk je normal. Prej vetes ke ik ti, prej vetes ke dalë. Nuk e di a muj naj herë me ta fal. Ani ani, hajt se ki me ardh ti te dera e banesës tem, ki me u lut ti a mrena a m’len”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme