Bora ka mbuluar New York-un, Dua Lipa realizon imazhe të bukura festive

10:19 | 18 Dhjetor 2020
A. B.

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po e shijon tej mase periudhën në prag të festave të fundvitit.

Edhe pse viti 2020 ishte një vit pandemik, Dua ka shijuar suksese të shumta me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit, shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info

Bukuroshja shqiptare së fundi është kthyer në New York te i dashuri i saj, Anwar Hadid, nga ku postoi edhe disa fotografi të realizuara në këtë shtet, që tashmë është mbuluar bora.

Ajo duket mjaft atraktive e veshur me një kostum me katrorë të kaltër dhe të bardhë, teksa fustan i saj është i zbukuruar edhe me lule.

Theksojmë se artistja është nominuar edhe në gjashtë kategori kryesore në “Grammy Awards 2021”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme