Çifti i njohur i show bizit shqiptar Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë duke shijuar lidhjen e tyre në Prishtinë.
Paparaci ka fotografuar çiftin në njërin nga hotelet e Prishtinës të premten në mbrëmje.
Çifti i famshëm po shijonte darkën shoqëruar me pije alkolike, teksa bisedonin e përqafoheshin të qetë dhe të pa shqetësuar nga askush.
Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj tashmë nuk e kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin.
Çifti në fjalë tashmë janë kryefjalë e mediave rozë, kjo pasi aktori Donald Veshaj gjatë kohës sa qëndroi në shtëpinë e “Big Brother Vip” nisi një romancë të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ndërsa pak para kësaj moderatorja Bora Zemani ishte bërë pjesë e shtëpisë ku edhe shkëmbyen puthjen përmes së cilës i dhanë shpresë gjithë fansave të tyre për një vazhdimësi të lidhjes së tyre.
Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.
Kujtojmë se në Festivalin “Sunny Hill” të mbajtur në Tiranë, dyshja Bora dhe Donald u panë së bashku, derisa ishte Semi Jaupaj ajo e cila publikoi një fotografi me çiftin.
E madje, krahas këtyre detajeve, Donaldi ditë më parë lansoi edhe këngën e re e cila u komentua si një dedikim për moderatoren Zemani, shkruan Paparaci.
Gjithashtu shumë shpejt do të fillojë edhe transmetimi i spektaklit “Dancing With the Stars”.
Mësohet se Bora Zemani do të jetë drejtuesja e këtij spektakli të madh, ndërsa Donald Veshaj do të drejtojë pjesën prapa skenës, ku dhe pozicionohen konkurrentët pas performancave të tyre.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...