Google ADS

”Boll më etiketuat si partneri i Borës”, Donaldi ka një thirrje për banorët

17:50 | 20 Nëntor 2021
A Z

Donadi është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës.

Mbasditen e sotme ai ka treguar se përcaktime të tilla duhet të ndalojnë pasi në këtë lojë ka hyrë vetëm dhe do të vazhdojë të luajë si i tillë.

‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’,- tha ai.

Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se pub;iku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.

‘’Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thauje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’,- thanë ata.

Kjo gjë ka revoltuar edhe Semin, e cila u shpreh se deklarata është e tepërt sidomos pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes’’,- tha ajo.

Të ngjashme