Google ADS

Blogerja ruse qan, shkas mbyllja e instagramit të saj

13:55 | 12 Mars 2022
V. S.

Qasja e përdoruesve rusë në Instagram do të bllokohet plotësisht nga mesnata e 14 marsit, sipas Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe Medias Ruse.

Në një postim të postuar pak orë më parë nga Nexta tv, një influencuese ruse shfaqet duke qarë me lot pasi tashmë është çështje kohe të humbasë llogarinë e saj në instagram, për shkak të sanksioneve që i janë vendosur vendit të saj.

Lotët i rrjedhin me bollëk para kamerës, pasi, siç thotë ajo, tash e pesë vjet Instagrami ka qenë jeta e saj, me të është zgjuar dhe ka rënë në gjumë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme