Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka vlerësuar se kënga “Nuse, Mësuese” nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.
Kjo këngë bëri bujë të madhe, dhe nxiti reagime të shumta nga të gjithë, shkruan portali arbresh.info
Reagim pati edhe nga deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.
Deliu deklaroi se gjuha seksiste dhe abuzive që njëherësh nxit përçmim ndaj grave është shumë dominante në shoqërinë tonë.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
“Gjuha seksiste, abuzive dhe një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave është shumë i theksuar, për të mos thënë dominant në shoqërinë tonë dhe kjo gjendje shqetësuese nuk është aspak temë për argëtim!
Gratë e fuqishme fuqizojnë gratë!
Ky duhet të jetë parimi udhëheqës për gratë, të cilat kanë ndikim në shoqëri. Duhet ta shfrytëzojnë influencën dhe rolin e tyre në shoqëri për të promovuar vlerat e barazisë duke luftuar stereotipet dhe gjuhën përçmuese e abuzive ndaj grave dhe jo anasjelltas.
Në anën tjetër, lus mediet që të mos promovojnë asnjë përmbajtje që kultivon gjuhë përçmuese e abuzive ndaj grave”. /arbresh.info/
Gjuha seksiste, abuzive dhe një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave është shumë i theksuar, për të…
Posted by Blerta Deliu on Thursday, 17 December 2020
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin